Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Vrau për të marrë hakun e të atit, 17 vjeçari shkoi vet në Polici, pistoletën e la te zyra e inofmracionit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Florian Përvathi, 17 vjeç, është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi pasditen e djeshme ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Lekë Lekgjonaj. Vëllai i viktimës i kishte vrarë të riut babanë 13 vite më parë, shkruan newsbomb.al.

Floriani mësohet se ka shkuar vetë në Policinë e Lezhës pas vrasjes dhe ka thënë se 65 vjeçarin e kishte vrarë për të marrë hakun e babait të tij. Menjëherë i riu është ndaluar, por ende nuk është marrë në pyetje pasi ka qenë i ngarkuar emocionalisht.

Edhe pse nuk ka shfaqur pendesë për krimin, Florian Përvathi nodhet në gjendje të rënduar emocionale.

Lekë lekgjonaj ndodhej në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij në Manati të Lezhës, kur është qëlluar për vdekje me 4 plumba nga 17 vjeçari. Vëllai i viktimës i kishte vrarë Florianit babain për një konflikt pronësie. Kur mori vesh vdekjen e burrit, edhe nëna e Florianit piu helm dhe vdiq.

Floriani u rrit nga gjyshërit të cilët e larguan nga fshati që të mos kishte kontakte me familjen që i vrau babain, shkruan newsbomb.al. Pavarësisht kësaj, 17 vjeçari duket se ndër vite ishte rritur për të marrë hak për babain dhe nënën që ndërroi jetë pas tij.

Në një postim në rrjetet sociale i riu shkruante: “Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin”. Ndërkohë, në një tjetër postim, ai shkruante: “Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”. “Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img