Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Vrau për të marrë hakun e babait, Prokuroria e Lezhës kërkon 8 vite burg për 17 vjeçarin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Florian Përvathi, 17 vjeçari që vrau bashkëfshatarin në janar të vitit 2022, rrezikon të dënohet me 8 vite burg. Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë, por nuk përjashtohet mundësia që Përvathi të dënohet dhe më pak për shkak të moshës.

Konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati, për akuzat “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

Sipas dosjes hetimore, i riu pranoi autorësinë e krimit para hetuesve duke thënë se mori hakun të atit duke vrarë Lek Lekgjonaj. Ishte vet 17-vjeçari, i cili pasi ekzekutoi bashkëfshatarin, u paraqit në Policinë e Lezhës dhe i traumatizuar e në gjendje të rënduar psikologjike rrëfeu ngjarjen.

Vrasja ndodhi mesditën e 24 janarit në fshatin Manati të Lezhës, teksa 65 vjeçari ishte në oborrin e shtëpisë

Konflikti mes dy familjeve e ka zanafillën në vitin 2009, kur vëllai i Lek Lekgjonaj, Ndue Lekgjonaj vrau babain e 17 vjeçarit, Gjon Përvathin. Në të njëjtën ditë, nëna e 17-vjeçarit nga dhimbja e madhe u helmua dhe i dha fund jetës. Florian Përvathi u rrit jetim.

Ndërkohë vrasësi i babait të tij, Ndue Lekgjonaj i cili ndodhet jashtë shtetit, u dënua aso kohe për krimin me 10 vite burg dhe kreu vetëm 7 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Drejtësia e cunguar dhe dogma kanunore ndikuan në formimin e adoleshentit, i cili u përfshi në sagën e gjakmarrjes mes dy familjeve.

Më shumë




spot_img








spot_img