Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau njërin e plagosi tjetrin, Marku e kishte planifikuar me herët vrasjen e fqinjve

Shkruar nga Newsbomb

‘’Jam i penduar, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Qëllova për vetëmbrojtje,’’ – këtë deklaroi Maliq Marku para gjykatës, por dosja e tij tregon të kundërtën.

Janë zbardhur detaje të reja mbi dosjen e Maliq Markut, nga dibra i cili vrau me armë zjarri pistoletë fqinjin e tij Shefqet Hasa.

Pensionisti Shefqet Hasa punon si shofer i linjës urbane Tiranë-Kamëz – 30 Korrik 2023, © REL Pensionisti Shefqet Hasa punon si shofer i linjës urbane Tiranë-Kamëz – 30 Korrik 2023, © REL

Sipas dosjes Marku jo vetëm nuk është penduar në moment, por pasi ka qëlluar 5 herë në drejtim të Hasës, ai është drejtuar nga fqinji tjetër Ismet Keqa për ta vrarë edhe atë. Edhe pse ka qëlluar deri në fishekun e fundit sa arma mbeti hapaur, falë ndërhyrjes të një të afërmi të tij që i ka lëvizur dorën, vetëm e ka plagosur.

‘’Shtetasi Ilir Kuka me dorën e tij të majtë ka prekur dorën e djathtë të Maliqit gje qe ka bere te mundur devijimin e pistoletes te personit nën hetim, Maliq Marku i cili qëlloi dhe 3 apo 4 herë të tjera në drejtim të shtetasit Ismet Keqa, i cili si pasoje e nderhyrjes se shtetasit Ilir Kula  pësoi vetëm plagosje si pasojë e këtyre të shtënave. Personi nën hetim ka qëlluar derisa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri në mbarimin e gjithë fishekëve që kishte në krëhërin e armës së tij’’, – thuhet në dosjen e Maliqit.

Sipas dosjes pas këtyre të shtënave personi nën hetim përsëri ia ka drejtuar pistoleten Ismetit, por shtetasi Ilir Kuka në këto momente i ka kapur të dyja duart bashkë me pistoletën Maliqit, duke ja ulur poshtë me drejtim për nga toka, ku ai përsëri nuk ka ndaluar së qëlluari me armë, por këtë herë tokën.

Personi nën hetim ka qëlluar derisa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri në mbarimin e gjithë fishekëve që kishte në karikatorin e armës së tij”, thuhet në dosje.

Lexo edhe: Ngjarja në Kamëz, Policia: 70-vjeçari vrau një person dhe plagosi një tjetër (EMRAT)

Pas vrasjes më 30 nëntor, Marku është larguar në banesë ku ka mbushur edhe njëherë krëhërin e pistoletës së tij me fishekët që kishte në xhep. Në banesë i janë gjetur një shkop gome si të policisë, 3 fishekë arme gjahu si dhe një tub që përdorej për pastrimin e armëve.

Lexo edhe: Vrau fqinjin për një kanal në Kamëz, ky është 70-vjeçari (FOTO)

Në kërkesën për masën e sigurisë ‘’Arrest në burg” ndaj 69-vjeçarit thuhet se ka një rrezikshmëri për largimin jashtë vendit, pasi po atë ditë kur ka kryer vrasjen ai ka prerë biletën për tu larguar në Angli, ku jetonte prej vitesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese