Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Vrau në ’97 një person, ekstradohet nga Greqia Elvison Dimo

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në Greqi dhe do të ekstradohet drejt vendit tonë.

Bëhet me dije se është arrestuar Elvison Dimo, 45 vjeç.  Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. 

Në vitin 1997, në Patos Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sabri Bregasin në Patos për 1 mijë dollarë borxh që nuk ia kishte kthyer.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burgim. 

Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Elvison Dimo, 45 vjeç.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. 

Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B.

Më shumë




spot_img






spot_img