Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau mikun e Vis Martinajt dhe biznesmenin e njohur, dënohet me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj

Shkruar nga Newsbomb
Vrau mikun e Vis Martinajt dhe biznesmenin e njohur, dënohet me burgim

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamajn, autorin e vrasjes së dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në vitin 2020.

Lamaj kishte rolin e ekzekutorit, kur së bashku me miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi hyri në lokalin ku ndodhej Bujar Lika dhe hapi zjarr me kallashnikov.

Për Ilir Likën, gjykata ka vendosur dënimin me 33 vite burg.

Sipas dëshmisë, Lamaj e thirri në emër Bujar Likën, që njihej si krahu i djathtë i Ervis Martinajt dhe mik i Ylli Brahimit, ndërsa plumbat i shkaktuan vdekjen edhe biznesmenit Paulin Gjergji, i cili ndodhej në tavolinë me objektivin, por dyshohet se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se kishte ndaluar rastësisht në lokal.

Gjatë atentatit Lamaj mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit, dhe u vu në pranga teksa merrte mjekim në në klinikë në Qytetin Studenti.

Në dëshminë e tij, Lamaj ka thënë se i kërkoi ndihmë tre shokëve për të vrarë Ilirjan Allamanin, por ky i fundit nuk ndodhej në lokal gjatë atentatit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese