Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau me thikë bashkëjetuesen, dënohet me burg përjetë Ramiz Mici

Shkruar nga Newsbomb
Vrau me thikë bashkëjetuesen, dënohet me burg përjetë

38 vjeçari që vrau me thikë bashkëjetuesen e tij në Elbasan një vit më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm. Togat e zeza kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit dhe sot e kanë dënuar Ramiz Micin me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik 2022, pas konflikteve të vazhdueshme që çifti i bashkëjetuesve kishte.

Ramiz Mici dhe Jetlira Elezi jetonin në një shtëpi me qira në lagjen "Skënderbej" të qytetit të Elbasanit. Të dy ishin të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme, si dhe kishin të njëjtën moshën, në atë kohë 38 vjeç.

Pak ditë më parë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, përfaqësuar nga prokurori i çështjes Xhelian Seferi, dha pretencën dhe kërkoi që Ramiz Mici të dënohej me burg përjetë për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese