Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau me thikë 28-vjeçarin dhe i plagosi vëllain, ky është autori i krimit në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb

Ardit Hida është 24 vjeçari i cili vrau mbrëmjen e djeshme 28-vjeçarin Florenc Kovaçi dhe plagosi vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçi, në Elbasan. Ai u arrestua nga  policia pak pas krimit të rëndë në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”. 

I riu goditi me thikë dy vëllezërit Kovaçi duke lënë të vdekur Florenc Kovaçin, ndërkohë që mbeti i plagosur vëllai i tij Mikel Kovaçi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.  

Mësohet se “mollë sherri” mes tyre ka qenë një vajzë, për të cilën janë konfliktuar disa të rinj, ku dhe janë përdorur armë të ftohta, të cilat kanë sjellë si pasojë vdekjen e 28- vjeçarit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll