Një 24 vjeçar i cili akuzohet për vrasjen e shqiptarit Armend Xhika në Britaninë e Madhe, ka dalë sot para gjykatës.
Sipas medieve të huaja 24-vjeçari Luigi Antonacci është vënë në pranga të premten dhe sot është paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës Sheffield, nën akuzat për vrasje.
Kujtojmë se i riu nga Elbasani u qëllua me thikë në rrugën “Earl Marshal”, Burngreave, Sheffield, më 13 maj të vitit të kaluar.
Xhika humbi jetën në spital, ndërkohë një vajzë 21-vjeçare që u arrestua të premten për të të njëjtin rast, është liruar dhe po hetohet në gjendje të lirë.