Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau me sqepar bashkëshortin kur po flinte, dënohet me 14 vite burg Drane Deda

Shkruar nga Newsbomb
Vrau me sqepar bashkëshortin kur po flinte, dënohet me 14 vite burg

Gjykata e Kurbinit ka dhënë vendimin me 14 vite burg për Drane Dedën, e cila dy vite më parë vrau bashkëshortin e saj.

Gjykata e ka dënuar Dedën me 21 vite burg, dënim i cili në sajë të gjykimit të shkurtuar do ti zbresë në 14 vite vuajtje dënimi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 6 Nëntor të 2020-tës, ku nëna e 10 fëmijëve, 60-vjeçarja Deda, goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç.

Ky i fundit mori plagë serioze dhe humbi jetën disa ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëhere pasi ka kryer aktin e rëndë 60-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, duke shfaqur pendesë për krimin të cilin deklaroj se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll