Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau me shkop babain e tij në Roskovec, jepet masa e sigurisë për 25-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 25-vjeçarin i cili vrau me shkop babain e tij dy ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Roskovec të Fierit, ku djali Erdis Rapi, 25-vjeç ka rrahur për vdekje me shkop babain e tij, 52-vjeçarin Dhori Rapi. Të dy janë grindur dhe rrahur me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas 25-vjeçari e goditi babain e tij me shkopin që përdorte për të ruajtur bagëtitë.

Goditja në kokë rezultoi fatale për 52-vjeçarin Dhori Rapi, i cili ndërroi jetë në vend.

Mësohet se të dy vuanin nga probleme të shëndetit mendor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu