Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vrau me plumb në kokë 17-vjeçaren në Laprakë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

beee3a421cf9b327661eb07a03f46f18

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për Robert Përpepajn, i akuzuar për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth tre vite më parë në Laprakë dhe ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Ndërsa për Robert Muzhaqin që mendohet se ka ndihmuar autorin është kërkuar 25 vite burg.

Ndaj Përpepajt prokuroria ka ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”.

Ngjarja:

Ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të 2018.

Vrasja në Laprakë dyshohet të ketë patur si shkak konfliktin për ngacmimin e vajzave që ndodheshin në tavolinë me 23-vjeçarin e plagosur Erjon Benga.

Mësohet se Benga ka qenë në lokal me 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj e cila mbeti e vrarë nga të shtënat me armë.

Me 23-vjeçarin ishin edhe dy persona të tjerë, ndërsa autorët, njëri prej të cilëve është identifikuar si një i ri me origjinë nga Puka, ndodheshin në një tjetër tavolinë të lokalit te kompleksi Gintash.

Pas ngacmimeve ndaj vajzave, Benga është çuar dhe ka shoqëruar në makinën e tij Griseldën dhe dy personat e tjerë.

Por në këtë moment janë çuar edhe autorët, të cilët me pistoleta i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë qëlluar në momentin që do të futeshin në makinë.

17-vjeçaren e ka zënë një plumb në kokë ndërsa Benga u plagos me dy plumba, në shpatull dhe qafë. Dyshohet se gjithsej janë qëlluar katër plumba.

Pavarësisht plagëve, 23-vjeçari Benga e ka marrë 17-vjeçaren dhe e ka çuar në spitalin e Traumës, që ndodhet pak kilometra larg vendit të ngjarjes. Me të mbërritur në spital ajo ka ndërruar jetë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img