Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Vrau me breshëri plumbash kryekomisarin Dritan LAMAJ, Arben FRROKU i shpëton burgimit përjetë, çfarë ka vendosur drejtësia hollandeze

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

18b994e874eedcadb29befed6d170886

Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj i shpëton dënimit të përjetshëm.

Drejtësia hollandeze i ka ndryshuar dënimin Frrokut duke i dhënë 18 vite burg. Fillimisht, në Shqipëri Frroku u shpall i pafajshëm por më pas Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda më 29 Qershor 2015, me vendim të prerë, i dha ‘burg përjetë’ të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit Lamaj. Për më tepër, pesë vjet burg u kërkuan gjithashtu për armëmbajtje pa leje.

Por para se Apeli të jepte verdiktin e tij, Frroku kishte ‘avulluar’ nga Shqipëria dhe u kap në vitin 2016 në Hollandë me dokumenta false greke, dhe identitet të ri ‘Renato Xhepa’. Për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, Frrokut i ulet dënimi dhe drejtësia hollandeze thotë se i kanë ngelur edhe 18 vite burg.

Kjo është fitorja e dytë e tij pas asaj në Gjykatën e Hagës e cila vendosi refuzimin e ekstradimit nga Holanda në Shqipëri të Frrokut, me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi ishte dhënë për arsye politike.

Vrasja e Komisar Dritan Lamaj më 25 shkurt 2013, është ndër vrasjet më të bujshme të ndodhura në Shqipëri. Një breshëri plumbash u derdhën mbi 41-vjeçarin, baba i një vajze të mitur, në pragun e shtëpisë.

Vrasja e kryekomisarit erdhi në një kohë kur ai kishte nisur një hetim për vëllezërit Frroku pas dyshimeve për aktivitetet e tyre kriminale.

 

83497180_195724291511526_3893588437386657792_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img