Hapësire reklamuese

Bota

Vrau me breshëri plumbash 8 persona në zyrat e FedEx në Amerikë, autori një 19-vjeçar (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Brandaon Hole, një 19-vjeçar është autori që qëlloi me breshëri plumbash në zyrat e FedEx në Amerikë, duke shkaktuar 8 viktima.

Mediat e e huaja bëjnë me dije se 19-vjeçari, i cili pasi u mori jetën tetë personave vrau edhe veten, dyshohet se ishte pushuar nga punua dhe nuk ishte person i panjohur për policinë.

Brandon Scott Hole, nga Indiana, sulmoi qendrën e operacioneve FedEx në Indianapolis të enjten në mbrëmje dhe vrau tetë persona e plagosi shtatë të tjerë para se të kthente armën tek vetja.

Hetuesit kontrolluan shtëpinë e Hole në Indianapolis të premten në mëngjes dhe sekuestruan prova, duke përfshirë kompjuterë dhe media të tjera elektronike. Kanë qenë familjarët ata qe e kishin paralajmëruar autoritetet për dhunë të mundshme, pasi 19-vjeçari kishte probleme mendore.

Kujtojmë që 19 vjeçari me breshëri plumbash ka vrarë 4 persona që  ndodheshin jashtë zyrave dge katër që ishin brendadhe më pas ka qëlluar edhe veten duke gjetur kështu vdekjen.

19-vjeçari Brandon Scott Hole

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll