Është arrestuar Nazif Musai 77 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri vëllain e tij, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çukas i Vjetër, Lushnje.
77-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe: U qëllua me armë nga vëllai, ndërron jetë në spital Haziz Musai
Arma e zjarrit (pistoletë) dhe mjeti prerës (sëpatë) u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.
Kujtojmë që vëllezërit u konfliktuan për çështje pronësie. Debati degradoi në dhunë ku Nazif Musai 77 vjeç qëlloi me arme vëllain e tij, Aziz Musain 70 vjeç. 77-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Autori Nazif Musai
Autori i ngjarjes në Çukas i Vjetër të Lushnjes ka deklaruar se 70 vjeçari i ka prerë rrugën dhe më pas e ka qëlluar me sëpatë në dorë, ndërsa ai është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri.
Lexo edhe: Vëllezërit në Lushnje zihen për pronën, qëllojnë njëri-tjetrin me armë dhe sëpatë
Njoftimi i policisë së Lushnjës:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për një konflikt për motive pronësie, të ndodhur në fshatin Çukas i Vjetër, ndërmjet 2 vëllezërve, gjatë të cilit ata plagosën njëri-tjetrin me armë zjarri (pistoletë) dhe me mjet prerës (sëpatë), ju informojmë se shtetasi i plagosur me armë zjarri, i identifikuar A. M., 70 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.
Gjithashtu, u kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 77 vjeç, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Arma e zjarrit (pistoletë) dhe mjeti prerës (sëpatë) u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.