Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Vrau Madrit Ulqinakun në mes të Elbasanit, prangoset autori 18 vjeçar, nip i “Mandelës”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Horgito Peqini, 18 vjeç që qëlloi për vdekje ditë më parë Madrit Ulqinakun në mes të Elbasanit, është prangosur nga Policia e këtij qyteti. Ai është nipi i të ashtuquajturit “Mandela i Elbasanit” dhe ndodhet në burg, i dënuar përjetë.

Të shtunën, togat e zeza të Elbasanit kanë dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për Ejden Dinon, 18 vjeçarin që u arrestua menjëherë pas vrasjes së Madrit Ulqinakut. Ai ishte nën shoqërinë e autorit të dyshuar Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufit kur ndodhi ngjarja.

18 vjeçari mësohet se është arrestuar jashtë territorit ku shtrihet Qarku Elbasan. Pas krimit fillimisht ishte strehuar në periferi të qytetit, i ndihmuar nga dy persona me banim në Elbasan, dhe kishte bërë gati planin për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Bashkë me të u shoqërua edhe i shpalluri tjetër në kërkim, Klaudjan Sallufi, i cili ishte bashkë me autorin e vrasjes.

Horgito Peqini, sipas deklarimeve të shokut të tij të arrestuar më herët, kishte konsumuar kokainë atë pasdite dhe kishte dalë me armë me vete në qytet. Aty, sipas raportimeve, është ndeshur me Madrit Ulqinakun dhe pas një debati të momentit, e ka qëlluar për vdekje me armë.

33 vjeçari sapo kishte dalë nga kafja dhe ishte drejtuar për në makinën e tij, por në trotuar ishte ndeshur me tre të rinj, njëri prej të cilëve i mori jetën.

Fillimisht u raportua se ngjarja kishte ndodhur pas një përplasje banale bërrylash në trotuar, por grupi i hetimit ka dyshime të forta se vrasja e Madrid Ulqinakut, mbrëmjen e 17 gushtit 2022, ka qenë e menduar mirë dhe jo e ndodhur aty për aty. Pra, krimi mund të jetë kryer me paramendim.

Kjo pasi Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, janë proceduar nga policia e Elbasanit për “vjedhje”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Shpërndarje të lëndëve narkotike”. I proceduar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”, ka qenë dhe viktima Madrid Ulqinaku, i cili ka pasur njohje me tre personat përfshirë në këtë konflikt.

Lexo edhe: Vrasja e Madrit Ulqinakut, thellohen hetimet: Viktima dhe autorët njiheshin, janë proceduar për shpërndarje droge në Elbasan

Lexo edhe: Gjykata lë në burg 18 vjeçarin, jep masat në mungesë dhe për dy bashkëpunëtorët e vrasjes së Madrit Ulqinakut

Më shumë




spot_img








spot_img