Krimi i rëndë brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë i ndodhur mbrëmjne e së martës (9 janar) ka shkaktuar tronditje dhe neveri në opinionin publik në vendin fqinj si edhe në Shqipëri.
33-vjeçari shqiptar Erjon Pelivan u vra mbrëmjen e djeshme me armë gjahu nga kunati i tij (bashkëshorti i motrës) Fatmir Telellari, i cili pasi vrau 33-vjeçarin u vetëdorëzua në polici.
[caption id="attachment_774144" align="alignnone" width="352"] Autori i vrasjes[/caption]
Në dëshminë e tij në polici autori tha se mori hapin ekstrem pasi vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe se e shantazhonte se do publikonte pamje nga momentet intime me të miturën.
18-vjeçarja është thjeshtra e motrës së viktimës. 33-vjeçari nuk ishte daja i vajzës. Gruaja e parë e 50-vjeçarit, mamaja e vajzës kishte vdekur vite më parë në një aksident rrugor. Ai ishte martuar për së dyti me motrën e 33-vjeçarit disa vite më vonë.
Pas krimit tronditës Prokuroria e Volosit urdhëroi marrjen në mbrojtje të vajzës 18 vjeçare të autorit të vrasjes.
Sipas autoriteteve greke vajza do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të konfirmojë ose jo dëshminë e autorit.
Kronologjia e vrasjes
Disa orë para krimit autori 50-vjeçar shkoi në banesën e tij në zonën e Argolasti në Pilio për të marrë armën e gjahut, me të cilën do të vriste kunatin.
Më pas ai niset me makinë dhe shkon në fshatin Agria Volou, nga ku merr në telefon bashkëshorten e tij (motra e viktimës) të cilës i kërkoi që të njoftonte vëllane , pra 33-vjeçarin që të shkonte te ai për ta ndihmuar, me alibinë se i ishte prishur makina.
Ky ishte kurthi që autori i ngriti për të sjellë viktimën pranë tij. Kur u takuan ata patën një debat të ashpër. Sipas zougkla.gr në një moment 50-vjeçari ka goditur në fytyrë 33-vjeçarin me armën e gjahut që kishte me vete.
Pas kësaj 33-vjeçari është kundërpërgjigjur teksa ka tentuar t'i marrë armën. Në përleshje e sipër u dëgjua e shtëna nga arma e gjahut. Plumbi kapi 33-vjeçarin i cili u rrëzua përtokë nga plaga e marrë.
Me të mbërritur në vendngjarje. Policia ka gjetur viktimën të shtrirë përtokë me lëndime në fytyrë dhe plagë nga arma e zjarrit në kraharor, ndërsa pranë tij kishte gëzhoja nga arma e gjahut.
Përballë rrugës ishte makina e viktimës me motorin të ndezur. Kjo tregon se 50-vjeçari ka sulmuar viktimën sapo ka zbritur nga automjeti.
Autori e vrau sepse 33-vjeçari i kishte përdhunuar vajzën e tij që në moshën 9-vjeçare.
Sipas informacioneve nga burime policore, 50-vjeçari i cili u vetëdoreëzua në polici menjëherë pas krimit, ka thënë para oficerëve se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës (9/1) vajza e tij 18-vjeçare i ka treguar se 33-vjeçari e përdhunonte që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që pretendonte vajza, 33-vjeçari e shantazhonte duke i thënë se do të publikonte video dhe foto nga veprimet e tij abuzuese ndaj saj për ti marrë para.
Dëshmia e motrës së viktimës (njerka e 18 vjeçares dhe njëkohësisht bashkëshortja e autorit)
Motra e viktimës ka thënë për protothema.gr se rasti i përdhunimit të thjeshtrës së saj është zbuluar tre ditë më parë. Sipas saj 18-vjeçarja ka rrëfyer përdhunimin nga 33-vjeçari tre ditë më parë dhe jo ditën e djeshme, siç pretendon autori.
Në të njëjtën kohë, ajo tha se nuk kishte kuptuar asgjë nga veprimet e turpshme të vëllait të saj, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për akte të tilla.
“Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai i mbulonte mirë veprimet e veta. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha; ‘Të vrava vëllanë’”, tha motra e viktimës ndër të tjera.