Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau kunatin se i përdhunoi vajzën, babi i 50-vjeçarit: Kemi frikë se do hakmerren

Shkruar nga Newsbomb
Vrau kunatin se i përdhunoi vajzën, babi i 50-vjeçarit: Kemi

Babai i Fatmir Telellarit, 50-vjeçarit i cili më 9 janar në Greqi vrau me çifte kunatin e tij, Erjon Pelivanin, pas i kishte përdhunuar dhe kërcënonte vajzën e mitur, ka folur për mediat duke treguar se si mori vesh lajmin. Për Report Tv, ai ka treguar se lidhur me këtë lajm trgjik u vu në dijeni nga mediat dhe fillimisht nuk e kishte besuar.

E dëgjuam nga të tjerët dhe nuk e besova, mendova se ka bërë aksident. Kur pyetem mirë e morëm vesh që e ka bërë djali atë (vrasjen)”, tha ai, teksa më tej u shpreh i shqetësuar dhe i frikësuar dhe familjarët e viktimës do të hakmerren.

“Po kemi frikë se mund të ndodhë edhe më keq. Kam frikë se do i bëjnë djalit ndonjë gjë”, tha babi i 50-vjeçarit.

Krimi i rëndë brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë i ndodhur mbrëmjne e së martës (9 janar) ka shkaktuar tronditje në opinionin publik në vendin fqinj si edhe në Shqipëri.

33-vjeçari shqiptar Erjon Pelivan u  vra me armë gjahu nga kunati i tij (bashkëshorti i motrës) Fatmir Telellari, i cili pasi vrau 33-vjeçarin u vetëdorëzua në polici.

Në dëshminë e tij në polici autori tha se mori hapin ekstrem pasi vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe se e shantazhonte se do publikonte pamje nga momentet intime me të miturën.

LEXO EDHE: Orët që e çuan drejt vrasjes së kunatit! Shqiptari me lot në sy: E bëra se jam baba

Pjesë nga biseda:

E keni parë ndonjëhere kunatin?

Po e kemi takuar, e njihnim, por nuk e njihmin për të keq, e dinim njeri të mirë, por paska qenë maskara, të merresh me një fëmijë! I mori paratë çupës (mbesës), që djali ia jepte për qiranë e shtëpisë, se vajza bënte shkollën në Janinë. Djali i çonte para, ai (autori) i kërkonte para çupës, e kërcënonte! Djali im vajti atje dhe i tha çupës ku i ke parë? Çupa filloi të qante dhe i tregoi se paratë ia kanë marrë ai dhe i tregoi gjithë gjërat që kishin ndodhur.... (përdhunimi). Djali ka 10 vite i martuar me gruan e dytë. Në Shqipëri vinte rrallë se kishte 5 fëmijë për të rritur. Tre vajza nga martesa e parë, djalin nga martesa e dytë dhe një vajzë që e solli me vete gruaja e dytë.

Keni frikë nga hakmarrja?

Po kemi frikë se mund të ndodhë edhe më keq!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese