Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Vrau kunatin e tij natën e Vitit të Ri, prokuroria mbyll hetimet për Klajdi Shundin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7e7577126f8e0e6ca8d03ad6c8633791

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Klajdi Shundin.

Ky i fundit vrau kunatin e tij, Vladimir Zhvesda natën e ndërrimit të viteve.

Ndaj Shundit, është ngritur akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Si ndodhi ngjarja?

Autori 34-vjeçar Klajdi Shundi kishte ftuar motrën dhe kunatin e tij për Vitin e Ri për të festuar blerjen e një apartamenti të ri.

Pasi kanë pirë dhe janë dehur, viktima është konfliktuar me bashkëshorten e tij, që është edhe motra e 34-vjeçarit.

Më pas Shundi i ka kërkuar Zhvezhdës që të grindej në shtëpinë e tij, por të shkonte dhe të sqarohej në banesën e tyre.

Pasi ka dalë nga banesa e Shundit poshtë pallatit, sherri ka vijuar midis dy bashkëshortëve dhe fëmijët e tyre lajmëruan dajën e tyre që të zbriste poshtë.

Pasi janë përplasur fizikisht, 34-vjeçari e ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Më shumë

spot_img
spot_img