Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra pranë liqenit të Sharrës, dënohet me burg përjetë Dashamir Xhepa (HISTORIA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

997cffe6966447c76d3277a5342309fe

Dashamir Xhepa, personi që vrau gruan e vëllait për motive xhelozie Lirije Xhepën, është dënuar sot nga Gjykata me burgim të përjetshëm.

Krimi makabër ndodhi në 14 shkurt të 2019-ës, kur nëna e katër fëmijëve u vra me armë zjarri nga Dashamir Xhepa, i cili më pas e hodhi trupin e pajetë në ferrat e një prej kodrave në liqenin e Sharrës.

Dashamir Xhepa u arrestua pak ditë më pas teksa po qëndronte në një hotel në Peshkopi. Më herët ishte Prokuroria që kërkoi burgim të përjetshëm, ndërkohë vendimi është marrë sot nga Gjykata e Tiranës.

Vrasja u konsiderua si krim pasioni, dhe Dashamiri mendohet se e vrau kunatën pasi ishte xheloz për të, duke qenë se bashkë kishin dhe një lidhje intime, ndërkohë që burri i saj ishte jashtë-shtetit.

Lexo edhe: ZBARDHET VRASJA e Lirie Xhepës që u gjet mes shkurreve në Tiranë, ARRESTOHET pas 2 javësh kunati, në pranga edhe bashkëpunëtori

Lexo edhe: Vrasja e Lirie Xhepës në 2019, djali ‘kërcënon’ xhaxhain në gjyq: Po u dënove shpëton, unë të dua jashtë!

Më shumë

spot_img
spot_img