Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Vrau kolegun e tij/ Kreu i BDI-Kumanovë, Limani: Duhej të mbronim nderin tonë (Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bajram Limani, kreu i degës së Kumanovës së partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, i dyshuari kryesor për vrasjen e Xhemail Rexhepi , kandidat në zgjedhje për kreun e degës, është shprehur se ngjarja ka ndodhur për vetëmbrojtje.

Limani ka deklaruar se një grup prej 8-9 personash e kanë sulmuar atë dhe bashkëpunëtorët e tij, e ndoshta gjatë përleshjes mund të jetë shkrepur padashje sipas tij ndonjë plumb. Ndërkohë, Alsat raporton se Bajram Limani është dorëzuar në polici në orët e mbrëmjes.

Maqedoni/ Anëtarët e BDI qëllojnë me armë njëri-tjetrin, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kumanovë të Maqedonisë, ku anëtarë të partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim janë kanë qëlluar njëri-tjetrin për shkak të problemeve që kishin lindur si pasojë e zgjedhjeve për kryetarin e degës në këtë qytet.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në një nga lokalet e qytetit dhe mediat shqiptare atje raportojnë se ka gjetur vdekjen Xhemail Rexhepi, kandidat për kreun e degës së BDI-së në Kumanovë, ndërsa janë plagosur edhe shtetasit Shefki Rexhepi dhe Gani Demiri.

Sipas mediave, Rexhepi është sulmuar nga përkrahës të Bajram Limanit, që para një muaji u emërua kryetar dege drejtpërdrejtë nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Më shumë

spot_img
spot_img