Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau klientin se i ofendoi kamarierët, arrestohet në Durrës 39-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Vrau klientin se i ofendoi kamarierët, arrestohet në Durrës

39-vjeçari Gëzim Kajno, ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, për arsye se në vitin 2016 vrau klientin e tij, Asllan Kërtushën, pasi ky i fundit i kishte ofenduar kamarierët.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e kishte dënuar me 10 vjet burg, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet. Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", efektivët e Policisë së Durrësit bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023,

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 1 mars të vitit 2016 në lagjen nr.17. në Durrës. 39-vjeçari, brenda ambienteve të lokalit të tij vrau Asllan Kërtushën, pasi  në gjendje të dehur ai i ofendoi kamarierët.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.

Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K..

Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese