Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Vrau Jurgen Dukën pas sherrit për radhën në marketin te “Vasil Shanto”, vetëdorëzohet ish-efektivi i Policisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-efektivi i Policisë, arbër Sula, është vetëdorëzuar ditën e sotme në Komisariatin e Policisë Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e 29 vjeçarit Arbër Sula.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 14 Dhjetorit të vitit të kaluar në një market në “Vasil Shanto” në Tiranë, ku viktima dhe autori debatuan për radhën në një market.

Pas fjalëve, sherri degjeneroi në grushta, ndërkohë që më pas ish-efektivi i Policisë, atë natë jahstë shërbimit, nxori armën dhe e goditi 29 vjeçarin me një plumb në zemër, duke i shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i Policisë:

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D.

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi A. S., (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën  e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit),  shtetasin J. D., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img