Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, Prokuroria kërkon masën “arrest me burg” për Fadil Kasemin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Fadil Kasemi vrau me dy plumba dy ditë më parë ish-bashkëshorten e tij gjyqtare Fildez Hafizi, duke lënë jetimë dhe dy fëmojët e tyre. 

Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar mesditën e sotme në gjykate kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Fadil Kasemi, për kryerjen e veprave penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”.

Nga studimi i materialit hetimor, rezulton se:

Me datë 31.08.2017, rreth orës 13:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, në kohën që shtetasja Fildez Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësisht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria “S…..” dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë, benz me targa AA 880 OS, në këtë kohë është afruar ish bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildeze Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas shtetasi Fadil Kasemi me pistoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës Bardhyl, automjetit furgon benz mercedez, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K.T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hypur brenda në automjet.

Gjatë udhëtimit shtetasi K.T.ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit shtetasi K.T. e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambjentet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëherë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

I pyetur për faktin e ngjarjes, personi i arrestuar Fadil Kasemi, në praninë e një mbrojtësi kryesisht, pasi është njohur me letrën e të drejtave si person i arrestuar, ai nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes.

Ne keto kushte, nga ana e Prokurorise per Krime te Renda kerkohet: Të caktohet ndaj shtetasit Fadil Kasemi masa e sigurimit “ arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1 dhe 109/1 të Kodit Penal.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img