Tirana
few clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
40 %
4.1kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Vrau ish bashkëshorten, Elton Metaj gjakftohtë “sqaron” me letër nga burgu dhe hedh akuza për vjehrrin: Unë shkrepa armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj…( E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Elton Metaj, i cili vetëm pak ditë më parë vrau me bukë në gojë ish bashkëshorten Sabrina Bengajn në Fier, nga qelia ka shkruar një letër, të cilën e ka bërë publike përmes avokatit.

Ai sqaron rrethanat duke u justifikuar sesi ka ndodhur ngjarja teksa pretendon se i kishte rregulluar “muhabetet” me ish bashkëshorten. Madje pretendon se kur u lirua nga spitali i Zaharisë, pas një dite ishte takuar me 23-vjeçaren. Madje thotë se më 1 gusht ishte takuar sërish me të dhe kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas autorit shumë nga familjarë e dinin se ata ishin sërish bashkë, ndërsa babai e kërcënonte vazhdimisht duke i thënë se “do ta zhdukte”.

Ai shprehet se kur ishte kthyer nga Greqia kishte vënë re se gjërat me Sabinën kishin ndryshuar, teksa shkruan se ditën kur ndodhi ngjarja kishte parë ish bashkëshorten duke dolur me të dashurin në “Skype”.

Mirëpo këto janë fjalët e autorit që vrau ish gruan dhe nënën e një vajze 3 vjeçe.

Letra e Elton Bengjat nga burgu

Unë Elton Meta dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.

E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.

Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve.

Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin.

Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img