Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vrau gruan shtatzënë me të cilën kishte dy fëmijë, viktima e gjetur në fushën e mbeturinave në Fier është Demokrat Medinaj (Pamje nga vendngjarja)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f8367868f8d81fe00a9bbebb2ab0a461

Trupi i pajetë i personit që është gjetur pak minuta më parë në Fier, në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sheq, është i Demokrat Medinaj. 29 vjeçari vrau barbarisht mbrëmjen e djeshme bashkëshorten e tij.

Burime nga policia knë konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur në fushën e mbeturinave, pranë shtëpisë së 29 vjeçarit, është pikërisht i Demokrat Medinaj. Nga kqyrja paraprake, në trupin e tij nuk ka shenja dhune dhe nuk dihet qartë se ngase ka ardhur vdekja. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Fierit për ekzaminime të mëtjeshme dhe zbardhjen e shkakut të vdekjes.

Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme menjëherë sapo qëlloi për vdekje, 31 herë me thikë në kokë dhe trup, bashkëshorten e tij Irvana Medinaj, Demokrat Medinaj u largua nga shtëpia. Policia e shpëlli në kërkim, ndërsa trupi i tij u gjet sot i pajetë.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur, respektivisht 4 vjeç dhe 6 vjeç, ndërsa sipas familjarëve 28 vjeçarja Irvana Medinaj priste dhe fëmijën e tretë pasi ishte 6 javëshe shtatzënë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pamje: Fusha e mbetejeve në Sheq, afër shtëpisë së viktimës

161867903_485488376201872_6160819188547911179_n.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img