Gjykata e Qarkut e Dietikonit në Zvicër ka dënuar me 15 vite e 7 muaj burg një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij.
Trupa gjykuese përveç dënimit, vendos një gjobë prej 500 frangash, si dhe dëbim nga vendi.
Kryetari i trupit gjykues, Benedikt Hoffmann, duke shpallur vendimin të premten, e cilësoi krimin e kryer nga shqiptari, si një “brutalitet të paimagjinueshëm”.
Më 26 gusht të vitit 2019 shqiptari kishte vrarë në Dietikon bashkëshorten, e cila ishte ndarë nga ai, duke e goditur pesë herë me thikë dhe duke e lënë të vdekur në vend.