Hapësire reklamuese

Bota

Vrau gruan me çekiç, gazetari përballet me dënimin me vdekje

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari britanik Francis Matthew, i cili vrau në mënyrë makabër gruan e tij duke e goditur me çekiç rrezikon të dënohet me vdekje në Dubai.

Ai ka pranuar se e ka kryer krimin edhe pse më pari kishte deklaruar së gruan e tij e kishin vrarë disa hajdutë të cilët kishin hyrë të grabisnin shtëpinë.

Çifti kishte jetuar për 30 vjet në Dubai dhe Francis kishte 22 vjet që punonte si gazetar.

Matthew, 61 vjeç, ka thënë që shkaku që ai vrau gruan ishte se ajo e kishte quajtur “dështak” dhe se kishin debatuar në lidhje më disa borxhe që ai kishte.

Sipas burimeve policore, Mattheë  tha se gruaja e tij ishte zemëruar me të, sepse ata ishin në borxhe dhe kishin nevojë ndërronin qytet.

Gjatë debatit ai mori një çekiç, e ndoqi atë në dhomën e gjumit dhe e goditi atë dy herë në kokë, duke e lënë të vdekur.

Të nesërmen në mëngjes, Matthew u përpoq të bënte që të dukej sikur shtëpia ishte grabitur dhe më vonë shkoi të punonte sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke hedhur çekiçin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu