Hapësire reklamuese

Rajoni

Vrau gruan me 15 plumba, dënohet me burgim të përjetshëm Bajram Velija

Shkruar nga Newsbomb
Vrau gruan me 15 plumba, dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Kosovës ka dënuar me burgim të përjetshëm Bajram Velijan, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij me 15 plumba.

Velija ka qëlluar 15 herë me armë zjarri kundrejt bashkëshortes së tij, Armenda Aliu Velija,  për shkak të një mosmarrëveshjeje, në gusht të vitit 2019.

“Vrasësi i gruas së vet, Armenda Aliu Velija, u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vrasjet e grave do të dënohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Koci.

Bajram Velija sipas prokurorisë në gusht të vitit 2019, disa metra larg shtëpisë së tyre me dashje kishte privuar nga jeta tashmë të ndjerën, gruan e tij.

Gjykata, pas vërtetimit të provave dhe fakteve, pas dëshmisë së dëshmitarëve dhe të dëmtuarve erdhi në përfundim se i akuzuari me dashje ka vrare bashkëshorten e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu