Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau gruan dhe vëllanë, i moshuari i qetë para togave të zeza: I gjeta në tokë të vdekur, s’kam vrarë njeri

Shkruar nga Newsbomb
Vrau gruan dhe vëllanë, i moshuari i qetë para togave të

Është dhënë masa “arrest me burg” për Xhevit Sinani, i cili dy ditë më parë vrau gruan dhe vëllanë e tij në Gramsh.

75-vjeçari është paraqitur i qetë para togave të zeza, teksa ka dhënë dëshmi kontradiktore në gjykatë duke thënë se nuk ka vrarë njeri.

Ai është shprehur se vëllanë e ka gjetur të vdkeur dhe e ka mbuluar, po ashtu kur ka shkuar në shtëpi ka gjetur të pajetë gruan.

“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë. S’kam vrarë njeri”, tha ai.

Dyshohet se 75-vjeçari vuan nga probleme mendore dhe për këtë do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll