Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
1kmh
0 %
Mar
29 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Vrau Falconen dhe shkriu me acid trupin e 11-vjeçarit, “kasapi” i Cosa Nostra-s pendohet për krimet që ka bërë: I kërkoj falje të afërmve të viktimave

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme lirimi nga burgu i “kasapit”, Giovanni Brusca ka shokuar të gjithë opinionin publik.

Ai thuhet se është autori i mbi 150 vrasjeve dhe atë të një fëmije 11-vjeç, të cilit i shkriu trupin me acid. Gjithashtu Bruscas është njeriu që fshihet pas atentatit të masakrës së Cpaci-t, ku humbën jetën gjyqtari Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe tre truprojat.

Brusca u arrestua në vitin 1996, ndërsa disa vite më vonë ai u shpall si i penduar dhe bashkëpunoi me drejtësinë italiane mër indetifikimin dhe kapjen e autorëve të mafies së rrezikshme Cosa Nostra-s.

Pas daljes nga burgu, Brusca, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Corriere della Sera në Itali.

Ai i ka kërkuar falje të gjithë familjarëve të viktimave duke shtuar se është penduar shumë për të gjithë dhimbjen që u ka shkaktuar.

Bruscas gjithashtu u ka kërkuar falje dhe gruas dhe djalit të tij, të cilët kanë vuajtur më së tepërmi nga gabimet e tij.

 “Mendova dhe vendosa ta jap këtë intervistë: Nuk e di se ku do të më çojë, çfarë do të ndodhë, thjesht shpresoj të kuptohem. Vendosa të bëj këtë gjë për mbyllur’ llogaritë’ edhe me veten time, sepse ka ardhur koha ta tregoj fytyrën time, edhe nëse nuk mundem për arsye sigurie, por thellë brenda meje në qëllimi është për ta bërë atë.Dua tu kërkoj falje, të gjithë të afërmeve të viktimave , të cilëve u kam krijuar kaq shumë dhimbje dhe trishtim.Jam përpjekur vitet e fundit si bashkëpunëtor i drejtësisë të jap kontributin tim, sa më shumë që të jetë e mundur, dhe t’u jap një shpjegim qoftë minimal shumë peronave që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Dhe unë i kërkoj falje djalit dhe gruas time, të cilët për fajin tim kanë vuajtur dhe po paguajnë edhe indirekt për ato që kanë qenë zgjedhjet e mia: së pari si anëtar mafie, pastaj si bashkëpunëtor i drejtësisë, sepse fatkeqësisht në vendin tonë ata që bashkëpunojnë me drejtësinë gjithmonë denigrohen, përçmohen , kur përkundrazi besoj se është një zgjedhje shumë e rëndësishme e jetës, morale, gjyqësore por mbi të gjitha njerëzore. Sepse na lejon t’i japim fund kësaj, Cosa Nostra, të cilën unë e quaj një zinxhir vdekjeje, një fabrikë vdekjeje , as më shumë e as më pak. Një agoni e vazhdueshme”, tha Brusca në rrëfim.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img