Tirana
scattered clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
6.2kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
10 °
E martë, 31 Janar, 2023

Vrau efektivin e RENEA-s në Lazarat, OFL i kërkon burimin e pasurisë dy të dënuarve në Gjirokastër (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar vetëdeklarimin e pasurisë dy të dënuarve në Përmet dhe Gjirokastër. Ata janë, Përparim Muhameti dhe Barjam Boci.

Përmarim Muhameti është dënuar për vrasjen e Astrit Alisë në vitin 1997 në Rrogozhinë. Ndërsa 27 vjeçari Barjam Boci në vitin 2014 ka vrarë efektivin e RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Bashën dhe plagosi dy policë të tjerë. 

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

P. M., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”

B. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, në pesë raste.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img








spot_img