Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau efektivin e policisë, babai i Aldi Ramës kërkon drejtësi: Djali është dhunuar nga policia, nëse nuk vendoset drejtësi do...

Shkruar nga Newsbomb
Vrau efektivin e policisë, babai i Aldi Ramës kërkon

Rufan Rama, babai i Aldi Ramës, i cili pak javë më parë më parë vrau efektivin e policisë Saimir Hoxha, ka folur edhe një herë për ngjarjen e rëndë.

Ai ka fajësuar policinë, duke thënë se kur djali i tij ishte arrestuar më parë, është dhunuar barbarisht nga policia dhe për këtë kërkon drejtësi.

Më tej, Rufan Rama shton se në makinë mund të ketë qenë një person i katërt i cili mund të ketë pasur precedentë të mëparshëm penalë dhe kanë vendosur që ngjarjen t’ja faturojnë Aldi Ramës. Në deklaratën e tij, si gjithashtu përmend se nuk do ta falë këtë padrejtësi të bërë dhe se nëse drejtësia nuk ndërmerr asnjë veprim atëherë do të merrte vetë masa për të marrë hakun e djalit të tij.

“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të parparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e ka kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore.

Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu.

Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull. 1 njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo m të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja?

A ishte një person i katërt në makinë?

Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën. kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë.

Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës. Kërkoj drejtësi të ndëshkohet aj pis. Ma kanë vra mor djalin” tha Rufan Rama për “fax neës”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.