Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Vrau dy vëllezërit në Vlorë në 1998, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë autori 47-vjeçar (Emri – Foto)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë, një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, në Vlorë.  

Bëhet me dije është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi Gerti Selimaj 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 09.02.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak”.

Rrethanat e ngjarjes:

Në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shtetasi Gerti Selimaj, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri vëllezërit Beqir Hasho dhe Elmaz Hasho, të cilët për pasojë kanë humbur jetën.

Pas ekstradimit në Shqipëri, Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë  bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, në zbatim të vendimit penal për masën e sigurisë, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më datën 09.02.2021.

Njoftimi i Interpol Tirana:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, në Vlorë.  

Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët italianë, u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

G. S., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 09.02.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak”.

Rrethanat e ngjarjes:

Në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shtetasi G. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri vëllezërit B. H. dhe E. H., të cilët për pasojë kanë humbur jetën.

Më shumë

spot_img
spot_img

spot_img