Sokol Mjacaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi dënimin e dhënë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
20 vjeçari u shpall fjator për vrasjen e dy turistë ceekë Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, më 4 korrik të vitit të kaluar në afërsi të fshatit Prekal të Shkodrës.
Avokatja e Mjacajt ka deklaruar se procesi është paragjykuar që në nisje të tij dhe se ajo do e ndjekë çështjen deri në Strasburg.