Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau dy prindërit, detaje TRONDITËSE: 26-vjeçari pësoi traumë në kampin e refugjatëve në Angli

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Peshkopisë, ku një 26-vjeçar, në kushte të rënda depresioni qëlloi me armë zjarri dy prindërit e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Qemal Sela, autori i ngjarjes, kishte vetëm një ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku kishte jetuar për gati 7 vite. Sipas raportimeve, përpara se të deportohej, Sela ishte shtruar në një spital të shëndetit mendor.

Por burime për Newsbomb.al zbulojnë detaje tronditëse lidhur me të kaluarën e Qemal Selës. Sipas këtyre burimeve, përpara se të deportohej në Shqipëri ka qëndruar në një kamp në Aeroportin Heathroë.

Pikërisht në këtë kamp ndaj tij pretendohet se është ushtruar dhunë nga autoritetet duke i shkaktuar një traumë të rëndë psikologjike.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë edhe arsyeja që 26-vjeçari Qemal Sela ka qëndruar i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor dhe më pas është deportuar në Shqipëri, ku kreu edhe krimin e rëndë.

Po i njëjti burim bën me dije për Newsbomb.al se për këtë episod janë vënë në dijeni konsullata dhe ambasada Shqiptare në Angli.

Ndërsa sipas versionit paraprak të policisë shqiptare, shkak për vrasjen e dy prindërve të tij, Flamur Sela dhe Zeqimete Sela, 55 dhe 50 vjeç, është bërë konflikti për banesën e tyre në lagjen “Llixha” të qytetit.

Dyshohet se 26-vjeçari ka pretenduar se priondërit kishin fshehur paratë që ai kishte dërguar nga emigracioni ndër vite, dhe ishte ankuar për shndërrimin e një pjese të banesës në dhoma hoteli për pacientët që frekuentojnë llixhat. /Newsbomb.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll