Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Vrau dy pacientë me Covid-19, zbulohen mesazhet SHOKUESE të mjekut në Itali: Lironi shtretërit për të tjerët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3f61853ddedd4e425f0e5f294d37f188

Kreu i dhomës së urgjencës në një spital në Itali, Carlo Mosca akuzohet për vrasje vullnetare, aspi u ka dhënë ilaqe të gabuara 3 pacientëve me koronavirus dhe 2 prej  të cilëve ndërruan jetë.

Përmes avokatëve të tij ai ka refuzuar çdo akuzë dhe mohon të ketë administruar ndonjëherë ilaçe vdekjeprurëse për pacientët Natale Bassi (61 vjeç) dhe Angelo Paletti (80), të cilët vdiqën në spital në Montichiari në mars të vitit të kaluar.

Nga ana tjetërë, kolegët e 47-vjeçarit kanë thënë se ai është fajtor për vdekjen e dy pacientëve.

Deri më sot, ka dy pacientë të cilët, sipas Prokurorisë, janë vrarë nga Moska, por hetimet po zhvillohen edhe për tre pacientë të tjerë të vdekur. Sipas asaj që ishte rindërtuar nga karabinierët Nas, mjeku do të kishte administruar doza vdekjeprurëse të Succinylcholine dhe Propofol për pacientët Covid të pranishëm në atë kohë në repart: ilaçet, veçanërisht, përdoren kryesisht në anestezi për të lehtësuar intubimin dhe ventilimin endotrakeal.

Mjeku u ka dhënë pacientëve me Covid-19 ilaçe të papajtueshme në trup në mungesë të intubimit, shkruajnë mediat italiane.

Kishte nga ata infermierë që e quanin Moscën “një i çmendur” dhe të tjerë që shkruanin se si ai donte të “vriste pacientët vetëm për të liruar shtretërit”.

Dëshmitë e infermierëve, operatorëve dhe bashkëpunëtorëve gjithashtu po shqyrtohen nga hetuesit: midis tyre ka nga ata që kanë refuzuar gjithashtu të administrojnë ilaçe vdekjeprurëse tek pacientët. Të tjerët raportojnë se kanë gjetur shishkat e zbrazura të Succinylcholine dhe Propofol të sapo injektuar.

Më shumë

spot_img
spot_img