Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Vrau dy kushërinjtë për drogë në Malësi të Madhe, mbyllen hetimet për autorin Danjel Pepaj dhe babain e tij, çfarë vendosi drejtësia

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

881c5a4c6c70e075aa96873f0e1c6f31

Një ngjarje e rëndë tronditi veriun, por dhe gjithë Shqipërinë tetorin e vitit 2020, ku u gjetën të vrarë Vlison Çutaj dhe Klemend Pepaj në Malësi të Madhe, në Shkodër.

Autori i vrasjes është Danjel Pepaj, i cili nga momenti i kryerjes së krimit, u shpall në kërkim ndërkombëtar, duke mos u arrestuar ende dhe sot kur kanë kaluar gati 5 muaj.

Autorësia e tij është provuar dhe thuhet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të drogës mes Vilson Çutaj që kishte vetëm 4 muaj sa kishte dalë nga burgu, Klemend Pepaj dhe autorit të krimit, Danjel Pepaj.

Prokuroria e Shkodrës, ka mbyllur hetimet për vrasjen e dyfishtë, duke çuar në gjyq babë e bir, ku ndaj Danjel Pepaj është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” të kryer në dëm të dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit” dhe “Kultivimit të lëndëve narkotike”, raporton gazetari Elton Qyno. Ndërsa babai i autorit të vrasjes së dyfishtë Rrok Pepaj, është marrë i pandehur vetëm për akuzën e “Kultivimit të lëndëve narkotike” dhe vijon të jetë në burg. 

“Nga këqyrja e kufomave u konstatua se viktimat janë qëlluar nga prapa-para, me plumba automatiku, në kokë dhe në shpinë në një distancë 4-5 metër larg. Autori pasi ka kryer vrasjen, ka djegur dy ambientet e pushimit kasolle dhe ambientin e tharjes së drogës, ku ka mbajtur sendet e tij dhe është larguar duke marrë me vete dhe armën e krimit. Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorë të kultivimit të bimëve narkotike janë Danjel Pepaj dhe babai i tij Rrok Pepaj, dyshime këto të bazuara nga deklarimi i Olson Çutaj, i cili tregon se Rrok Pepaj i ka pohuar për vendin e kultivimit, tabulatet telefonike të personit të dyshuar, si edhe deklarimet e të afërmve të tij”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img