Hapësire reklamuese

Rajoni

Vrau djalin Albert Krasniqi, Gjykata e Prishtinës dënon me burg babain e anëtarit të "Babastars"

Shkruar nga Newsbomb
Vrau djalin Albert Krasniqi, Gjykata e Prishtinës dënon me burg babain

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor Skënder Krasniqin për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqit. Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 janar të vitit 2021, dhe ishte vetë Skënder Krasniqi ai që njoftoi Policinë duke thënë se kishte vrarë djalin.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se ai është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe dënohet me 3 vite e 5 muaj burgim. Albert Krasniqi ishte anëtar i grupit të njohur muzikor "Babastars". Pas tragjedisë, babai i Albertit ka qenë në gjendje të rëndë emocionale.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll