Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau dhëndrin në vitin 2021, burg përjetë për vjehrrin Mexhit Picari

Shkruar nga Newsbomb
Vrau dhëndrin në vitin 2021, burg përjetë për vjehrrin

Gjykata e Përgjithshme e Apelit ka vendosur dënim me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-dhëndrit të tij më qershor të 2021, Kudret Saliajt.

Vajza e Mexhitit,  Dhurata Picari, e cila akuzohet se në bashkëpunim me të atin vranë  Kudret Saliajn, është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim nga 30 vite që dha Shkalla e Parë.

Më herët, para togave të zeza Mexhit Picari ka kërkuar falje për çfarë ka bërë, një falje ua ka drejtuar dhe nipërve e mbesave, ndërsa është përpjekur të shfajësojë vajzën, duke thënë se pistoletën e kishte vetë nuk ia kishte dhënë Dhurata.

Prokuroria dyshon se Dhurata Picari ka pasur armën në çantë dhe para vrasjes ia ka dhënë babait.

“Kërkoj ndjesë për çfarë kam bërë. I kërkoj falje nipave dhe mbesave. Dhurata nuk ka pasur dijeni”, ka thënë Mexhit Picari para togave të zeza të Tiranës, ndërsa ka shtuar “Pistoletën e kisha në brez, nuk e mora nga çanta e vajzës.”, ka thënë Picari.

Si ndodhi ngjarja, zanafilla e konfliktit

Vajza e Picarit, Dhurata ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama.

Të gjitha palët ndodheshin në një lokal pranë Gjykatës, duke pirë kafe pak para se të niste gjyqi. Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj, shkruan neësbomb.al.

Nuk dihet nëse mes palëve ka pasur ndonjë konflikt para ngjarjes. Këtë do ta zbardhin dëshmitarët në vendngjarje, bashkë me ish-prokurorin tashmë avokat Adriatik Cama. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Për pasojë, dhëndri i Mexhit Picarit mbeti i vdekur në vend, ndërsa një plumb në gjoks kapi Adriatik Camën, shkruan neësbomb.al. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar një operacioni për shkak se predha e plumbit ndodhet ende në trupin e tij. Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese