Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Vrau dhe hodhi në pyll trupin e Besnik Metajt, ekstradohet shqiptari i rrezikshëm i lidhur me ‘Ndrangheta’ (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

f080a7768c5f55643923210f27638ec7

Një 42-vjeçar shqiptar u ekstradua nga Gjermania në Itali, pasi akuzohet bashkë me një shqiptar tjetër për vrasjen e Besnik Metaj, 45 vjeç. Trupi i viktimës u gjet në pyjet Cornizzolo në prill 2017.

Ekstradimi i shqiptarit, i cili ishte arrestuar edhe për trafik droge, është bërë dje në mbrëmje. Në qershor të këtij viti, është arrestuar edhe një shqiptar tjetër i akuzuar për vrasjen.

Kthimi në Itali i personit të arrestuar mbyll kështu hetimet e karabinierëve të Comos. Pas hetimeve të njëpasnjëshme u bë e mundur nxjerrja e një kufome mashkull, krejtësisht i zhveshur dhe në një gjendje të përparuar dekompozimi, i cili kishte vrima në kokë të shkaktuara nga armët e zjarrit.  Sipas karabinierëve, bëhej fjalë për “një ekzekutim”.

Kontrollet e gjurmëve të gishtave lejuan identifikimin e tij dhe fillimin e hetimeve, nga ku më pas u bë i mundur gjurmimi i dy shqiptarëve.  Zhdukja e viktimës u raportua në polici nga vëllai i tij më 29 mars 2017, i cili nuk kishte asnjë lajm për të që nga 5 marsi i atij viti.

Policia vijoi hetimet dhe nga ajo që doli, Metaj u vra dhe u varros në pyll pasi i kishte kërkuar njërit prej dy bashkatdhetarëve një pagesë që lidhje me shitjen e sasive të mëdha të drogës, veçanërisht kokainë dhe marijuanë nga Shqipëria.

Hetimet bënë të mundur konstatimin e lidhjes midis grupeve kriminale shqiptare midis Venetos dhe Lombardisë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img