Hapësire reklamuese

Bota

Vrau çiftin në Maltë, shqiptari Daniel Muka tenton arratisjen nga burgu, gardianët habiten me çfarë i gjejnë në qeli

Shkruar nga Newsbomb

Shqiptari Daniel Muka, i cili akuzohet për vrasjen e Christian Pandolfino dhe Igor Maciejoëski dhe aktualisht është në burg, është përpjekur të arratiset nga qelia.

Mediat në Maltë shkruajnë se një roje vuri re që dritaret e qelisë së Mukës nuk ishin ashtu siç duheshin. Menjëherë pas kësaj, zyrtarët e burgut kanë kryer kontrolle duke gjetur armë të ndryshme të improvizuara dhe një çengel.

I dyshuari për vrasje tani është transferuar në një dhomë të vetme në krahun e ri të Institucionit Korrektues Corradino.

Shtetasi 25-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e çiftit brenda shtëpisë së tyre në Sliema më 18 gusht. Policia gjithashtu dëshmoi se ata e gjetën Mukën teksa mbante një nga gjerdanët prej ari të cilin Pandolfino e mbante në kohën para vrasjes.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.