Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau burrin në mes të tregut, flasin familjarët e Violetës: Do të divorcohej, kishte shenja në trup

Shkruar nga Newsbomb

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi dje mbarë opinionin publik, ku 35 vjeçarja Violeta Donaj qëlloi me 4 plumba bashkëshortin e saj Kujtim Donaj, 42 vjeç duke e lënë të vdekur në vend, kanë folur familjarët e saj.

Sipas tyre çifti kishte probleme dhe Violeta kishte shenja dhune në trup.

Familjarët e Violetës shprehen se nuk ishin në dijeni që vajza e tyre mbante armë.

"Violeta e kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe ishte nisur për tek shtëpia e saj në Rrëshen. Violeta ishte nisur për të marrë vajzën dhe rrobat. Ajo kishte marrë kunatën ta ndihmonte t’i mbante", mësohet të jenë shprehur familjarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi  mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:00 në tregun e Milotit, pasi çifti me banim në Rrëshen ishin tregtarë në këtë zonë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese