
Apeli i Tiranës ka marrë vendimin për të dënuar me 9 vite burg Violeta Donajn, e cila ka vrarë bashkëshortin e saj.
38-vjeçarja është dënuar me 9 vite burg nën akuzën për veprën penale “vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.
Ngjarja ka ndodhur më 17 qershor 2018, Violeta Donaj nga Rrësheni, hyri në tregun e Milotit me pistoletë në dorë dhe pas një konflikti qëlloi të shoqin me 4 plumba duke e lënë të vrarë.
Ajo atë kohë u shpreh se nuk donte ta bënte vrasje, por që prej kohësh keqtrajtohej nga bashkëshorti Kujtim Donaj.
Sondazh
Poll