Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau biznesmenin në Dibër, arrestohet autori (EMRI-DETAJET)

Shkruar nga Newsbomb

Pa kaluar 24 orë nga atentati në Maqellarë të Dibrës, ku mbeti i vdekur Elsi Kosiqi 32 vjeç, është berë i munduar arrestimi i autorit të dyshuar.

Policia e Dibrës ka bërë të munduar arrestimin e autorit të identifikuar si Mahmut Gega, banues në Njësinë Administrative Shupenzë.

Vrasja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes tij dhe viktimës.

Elsi Kosiqi mbeti i vdekur pas një atentati me armë zjarri pranë portës së shtëpisë së tij në Maqellarë të Dibrës orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.