Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Vrau bashkëshorten me thikën e kuzhinës, gjykata lë në burg autorin, Petrit Mamaj

Lajme të ngjashëm

Gjykata  e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Petrit Mamajn, i cili akuzohet se vrau një ditë më parë bashkëshorten e tij, Valdete Mamaj në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.  

56 vjeçari mbërriti sot i prangosur në ambientet e gjykatës në masa të rrepta sigurie. Ai u arrestua ditën e djeshme, pasi qëlloi me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij. Fillimisht ngjarja e rëndë u raportua si vetëvrasje, por pas hetimeve Policia zbuloi se kishte qenë pikërisht Mamaj autori i vrasjes së 50-vjeçares.  

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Fierit. Fillimisht kjo ngjarje e rëndë u raportua si vetëvrasje, por më pas u zbulua se autori i vrasjes së Valdete Mamajt ishte bashkëshorti i saj.

Më shumë