Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vrau bashkëshorten me sëpatë në Librazhd dhe më pas veten, ja çfarë thoshte disa muaj më parë Qemal Bici (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë trondi dje Librazhdin, por jo vetëm, ku Qemal Bici vrau me sëpatë bashkëshorte, Menturie Bici dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Ka qenë djali 20 vjeç, i cili ka zbuluar ngjarjen makabër, duke gjetur nënën e vrarë në shtëpi dhe të atin e varur në pemë.

Pak muaj më parë, në një intervistë Bici është shprehur se ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Ai në një intervistë për gazetarët thotë se kishte dalë dhe kishte blerë letër për duhanin dhe se në shtëpi nuk kishte buk të hante, duke thënë se i kishin hequr padrejtësisht edhe përkrahjen sociale.

“Jam 6 veta dhe jemi të gjithë të papunë, edhe përkrahjen sociale ma hoqën, nuk kam të paguaj as dritat dhe as thesin e miellit, nuk na përkrah askush, qeveria sheh Tiranën nuk sheh Librazhdin, nuk kemi as rrugë dhe as ujë të pijshëm, dhe ujin e vaditjes na e mori centrali, nuk kemi asgjë fare. Unë sot kam marrë një kuti me letra për të dredhur duhan, asgjë tjetër, ky është Viti im i ri.

Viti i ri i imi është fukarallëku, le të vijë të shohë kush të dojë që unë nuk kam bukë në shtëpi. Nuk kam asnjë të ardhur në familje, pres shpërblim se jam invalid, dhe atë na e kanë ndërprerë, se thonë nuk ju takon, nuk kam bukë në shtëpi, jo më të bëj viti të ri”, është shprehur Bici para gjashtë muajve.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Drogostunjë të Librazhdit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të xhelozisë që kishte bashkëshorti. Xhelozia dhe gjendja e vështirë ekonomike, mund të ketë çuar në këtë ngjarje tragjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img