Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau barbarisht me sëpatë shitësin e bananeve në Korçë, zbardhet dëshmia e autorit: Më ka dëmtuar varrin e nënës

Shkruar nga Newsbomb

Zbardhet dëshmia Zamir Topit autorit që vrau në mënyrë makabre me sëpatë në kokë, Dashnor Osmanin ditën e sotme në afërsi të Pazarit të Korçës teksa ishte duke shitur banane.

Në dëshminë e tij Topi ka thënë se e ka qëlluar bashkëfshatarin pasi ky i fundit i kishte dëmtuar varrin e nënës. “I kërkova atij të më rregullonte varrin e nënës se ma kishte prishur”, ka thënë ndër të tjera autori në dëshminë e tij.

Autori dhe viktima i kishin varrosur të afërmit e tyre pranë njërit-tjetrit. Kjo çështje ka qenë shkak i disa konflikteve të vazhdueshme mes dy bashkëfshatarëve dhe sot ka përfunduar me një vrasje makabre me sëpatë në kokë.

Dashnor Osmani 50 vjeç është gjetur i vdekur, shtrirë përtokë në afërsi të Pazarit të Vjetër, pasi është qëlluar me sëpatë në kokë nga 42 vjeçari .

Pasi e qëlloi me sëpatë autori është larguar menjëherë nga vendngjarja por është kapur direkt nga policia, vetëm pak metra larg pazarit të Korçës.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.