Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Vrau Altin Balliun me 5 plumba, gjykata jep vendimin për të “fortin e Korçës”, familjarët e viktimës kërkojnë burg përjetë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Olger Mustafa alias “Geri Muçi”, i konsideruar si i “forti” i Korçës është dënuar me 25 vite burg. Vendimi është dhënë disa orë më parë nga gjykata e Korçës.

Ngjarja e rëndë është shënuar në 17 janar 2019, ku Mustafa e ka qëlluar me 5 plumba viktimën. Vrasja e Altin Balliut, erdhi në një moment kur një grup djemsh ishin mbledhur në një lokal për të festuar Vitin e Ri në qytetin e Korçës. Konflikti ka nisur në rrethana banale, për dritat e makinës dhe më pas sherri ka filluar fizikisht. Mustafa një herë i ka sulmuar me makinë, herën e dytë me levë dhe herën e tretë i ka sulmuar me armë zjarri, duke lënë të vdekur në vend Altin Balliun.

Në sencën e mëparshme, prokurori Edmond Shytko, bërë ndryshimin e akuzës, ku nga “Vrasje me paramendim”, e akuzoi Mustafën për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Duke u mbështetur në këtë akuzë, prokurori Shytko i kërkoi gjykatës së Korçës, dënimin me 22 vite burgim. Por ditën e sotme gjykata e Korçës ka dalë me vendim përfundimtar, duke e dënuar me 25 vite burgim, për akuzën e “Vrasjes me paramendim”.

Familjarët e viktimës kërkojnë burgim përjetë për autorin e vrasjes ndërsa kanë hedhur akuza të rënda për prokurorin Shytko, i cili nuk ka qenë prezent në seancën e fundit pasi ka qenë në SHBA.

Më shumë

spot_img
spot_img