Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau 49-vjeçarin në Tropojë, policia arreston autorin, në banesë i gjejnë armën që bëri vrasjen

Shkruar nga Newsbomb

Ka rënë në prangat e policisë Altin Ismajlisufi, i cili akuzohet si autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Tropojë, ku mbeti i vrarë Isat Goçi, 49 vjeç.

Policia njofton se gjatë kontrollit në banesë gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.

Kujtojmë që pak orë më parë u vra Goçi nga bashkëfshatri i tij Ismajlisufi. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin  Altin Ismajlisufi.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.

Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:EMRI/ATENTAT me armë zjarri në Tropojë, humb jetën 1 person

Arma qe iu gjet autorit ne banese

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu