Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau 39 vjeçarin se doli të sqaronte sherrin e të birit, arrestohet pas 9 muajsh 27 vjeçari durrsak: Qëlloi për vdekje Armando Baboçin

Shkruar nga Newsbomb
Vrau 39 vjeçarin se doli të sqaronte sherrin e të birit,

Anxhelo Boçi, 27 vjeç, është arrestuar nga Policia pasi 9 muaj më parë ka qëlluar për vdekje Armando Baboçin. Ky i fundit ndërroi jetë pasi doli të sqaronte një sherr që i biri kishte pasur me të arrestuarin e sotëm dhe disa shokë të tijët.

I riu ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje". Nga sherri mbeti i plagosur djali i Armando Baboçit, Erald Gjini (Baboçi).

Ngjarja në shtator 2020

Armando Baboçi, 39 vjeç, ka ndërruar jetë në 18 shtator 2021 në spitalin e Durrësit, pas një sherri me disa persona të tjerë, ndërsa djali i tij Erald Gjini, 19 vjeç dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur.

Dy orë para se të ndërronte jetë, djali i 39 Armandovjeçarit është konfliktuar me të rinjtë Klodjan Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatatsi, 20 vjeç.

Viktima pasi i kanë rrahur djalin, ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në vendin ku të rinjtë ishin konfliktuar, por aty i kishin zënë pritë Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tatatsi, të cilët fillimisht i kanë qëlluar babë e birë me shkopa bejsbolli e karrige. Pak minuta më pas, sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Në kërkim u shpallën dhe tre shtetas të tjerë, mes tyre dhe i arrestuari i sotëm Anxhelo Boçi.

Tre të rinjtë Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tatatsi kanë nxjerr armët e zjarrit dhe kanë qëlluar drejt Armando Baboçit dhe djalit të tij Erald Gjini, duke i lënë të plagosur. Menjëherë Baboçi dhe djali i tij Eraldi (i cili ka ndryshuar mbiemrin) janë dërguar ne Spitalin e Durrësit, ku 39 vjeçari fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

Armando Baboçi ishte baba i katër fëmijëve, ndërsa Eraldi që mbeti i plagosur bashkë me të ishte më i madhi, 19 vjeç.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.